fbpx

0%

Për ne

Pozita gjeografike e Kosovës dhe kushtet klimatike specifike, ujërat kristal të pastërta, që nga koha e ilirëve, i’a kanë dhuruar një margaritar qytetit te Pejës të quajtur Birra PEJA. Kompleksi i fabrikës përfshin sipërfaqën prej 24 ha, me tërë infrastrukturën e saj. Në kuadër të kompleksit të fabrikës së birrës janë edhe fabrika e maltit, fabrika e alkoolit të rafinuar.

Fabrika e birrës në Pejë tani më nuk ka vetëm prodhim të birrës, Ujit Natyral “Akull”, prodhimin e lëngjeve “Multi Sola” dhe “Sola Ice Tea” mirëpo asortimani është zgjeruar edhe në prodhim të pijes energjike “GO+” me një cilësi që matet me produktet më të mira ndërkombëtare, por me çmimet më konkurruese për tregun vendor.